Telegrafi

Gotze rikthehet nga lëndimi, i gatshëm për fillimin e sezonit në Bundesliga

Lajm i mirë më në fund në kampin e skuadrës gjermane Borussia Dortmund.

Mesfushori gjerman, Mario Gotze ka kaluar plotësisht lëndimin dhe është rikthyer në fushë.

Gotze ishte jashtë fushave që nga muaji shkurt, ndërsa së fundmi ka luajtur në ndeshjen miqësore ndaj Urawa Reds Diamonds ku Dortmund triumfoi me rezultat 3-2.

25- vjeçari dukej në formë të mirë duke bërë disa lëvizje të mira në fushë.

Ai tani është plotësisht i gatshëm për të qenë titullar tek Borussia e Dortmundit.

Skuadra nga ‘Signal Iduna Park’, pas rikthimit të Gotzes në fushë shpreson se do ta ndalë dominimin e Bayernit në kampionatin gjerman. /Telegrafi/