Telegrafi

Gotze planifikon largimin nga Dortmundi

Mario Gotze po planifikon të largohet nga Borussia Dortmundi në fund të këtij sezoni.

27-vjeçari thuhet se ka pranuar që ta ulë edhe pagën e tij, në mënyrë që të largohet nga skuadra gjermane.

Lucien Favre nuk po e aktivizon shumë Gotzen dhe dëshira e lojtarit është që të fillojë një aventurë të re.

Lexo po ashtu Interi favorit para klubeve të Ligës Premier për transferimin e Gotzes

Anësori u rikthye te Dortmundi nga Bayern Munich, mirëpo që nga atëherë nuk ka arritur ta rigjejë formën e lartë.

Skuadra nga Serie A, Bundesliga e nga Liga Premier janë të interesuar në shërbimet e tij, derisa vlera e tij në treg është 20 milionë euro. /Telegrafi/