Mario Gotze është shprehur shumë i lumtur për rikthimin e tij në skuadrën gjermane, pak muaj pasi u shërua plotësisht nga një sëmundje e rrallë dhe serioze.
Bota e futbollit u trondit kur 25 vjeçari e zbuloi arsyen e dëmtimeve të tij të shpeshta e që vinin nga çrregullimet metabolike.
Gotze shkaku i këtij çrregullimi, pësonte shumë dëmtimi muskulore, ndërsa nuk mund të merrte pjesë as në stërvitjet e Borussia Dortmundit.
Lojtari u kthye në korrik, kur për herë të parë zhvilloi një ndeshje nda Urasa Reds.
Që nga atëherë Gotze ka zhvilluar 11 ndeshje me Dortmundin, duke treguar se e ka lënë pas shpine sëmundjen.
Lojtari nuk kishte luajtur për Die Mannschaft që nga nëntori i vitit 2016 kur fitua 8-0 ndaj San Marinos.
Lojtari është ftuar për ndeshjet me Anglinë dhe Francën, ndërsa përvec Gotzes lajm të mirë ka marr edhe Ilkay Gundogan.
“I lumtur që jam kthyer në Kombëtare. Po ashtu i lumtur edhe për shokun tim Ilkay [Gundogan] që është kthyer”, ka shkruar Gotze.
Ylli i Manchester Cityt, Gundogan, po ashtu ka pasur dëmtim të rëndë. /Telegrafi/
Portierë: Bernd Leno (Bayer Leverkusen), Marc-Andre ter Stegen (Barcelona), Kevin Trapp (Paris Saint-Germain)
Mbrojtës: Jerome Boateng (Bayern Munich), Matthias Ginter (Borussia Monchengladbach), Marcel Halstenberg (RB Leipzig), Mats Hummels (Bayern Munich), Joshua Kimmich (Bayern Munich), Marvin Plattenhardt (Hertha Berlin), Antonio Rudiger (Chelsea), Niklas Sule (Bayern Munich).
Mesfushorë: Julian Brandt (Bayer Leverkusen), Emre Can (Liverpool), Julian Draxler (Paris Saint-Germain), Mario Gotze (Borussia Dortmund), Ilkay Gundogan (Manchester City), Sami Khedira (Juventus), Toni Kroos (Real Madrid), Mesut Ozil (Arsenal), Sebastian Rudy (Bayern Munich), Leroy Sane (Manchester City)
Sulmues: Lars Stindl (Borussia Monchengladbach), Sandro Wagner (Hoffenheim), Timo Werner (RB Leipzig), Amin Younes (Ajax).