Telegrafi

“Gotze është futbollisti më i mirë gjerman”

Luis Figo e ka cilësuar Mario Gotzen si futbollistin më të mirë gjerman.

Mesfushori me tipare sulmuese nuk po luan edhe aq me Dortmundin, teksa pati edhe një eksperiencë të keqe me Bayern Munichut dhe kjo ka ndërruar shumë mendimin për Gotzen.

Megjithatë, sipas ish-futbollistit më të mirë në botë, Figos, Gotze është futbollisti më i mirë gjerman, pasi ka një talent të pabesueshëm dhe aftësi të mëdha, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Këta janë futbollistët që u transferuan te rivali i urryer, nuk shihen më me sy nga tifozët (Video)

“Gotze është futbollisti më i mirë gjerman. Ai ka një talent të tillë të pabesueshëm dhe mund të bëjë gjithçka me topin”, ka thënë Figo.

“Humbja e ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Benficës ishte e mirë për Lisbonën”.

“Për mua, ai është një lojtar me aftësi të mëdha. I pëlqej shumë atë”, përfundoi ish-futbollisti i Barcelonës, Real Madridit dhe Interit. /Telegrafi/