Site icon Telegrafi

Gotze drejt largimit nga Bayerni

Sulmuesi Mario Gotze ka marrë dritën e gjelbërt për t’u larguar nga Bayern Munichut.

Sulmuesi 23 vjeçar ka dështuar që të tregojë formë golashënuese.

Sipas mediave gjermane, drejtorët e Bayernit i kanë thënë Gotzes se ai nuk do të ketë kontratë të re dhe se nuk është në planet e Carlo Ancelottit.

Liverpool dhe Manchester United janë skuadrat e interesuara për lojtarin, pa lënë anash as Juventusin që është gati të bëjë ofertë në secilin moment. /Telegrafi/

Exit mobile version