Të mërkurën në program është xhiroja e 16-të në Superligën e Maqeonisë së Veriut, ndërsa një ndryshim ka pësuar ndeshja ndërmjet Gostivarit dhe Shkupit.
Takimi në fjalë nuk do të luhet në stadiumin e qytetit të Gostivarit, ku pas reshjeve të borës, fusha nuk ofron kushte për tu zhvilluar një ndeshje.
Në këtë situatë nga skuadra e Gostivarit kanë dalur me njoftim se përballja me Shkupin është vendosur të zhvillohet në qytetin e Strumicës, në stadiumin “Blagoj Istatov”, aty ku në muajin tetor edhe përfaqësuesja e Maqedonisë luajti takimin kontrollues kundër Armenisë.
Ndeshja Gostivari – Shkupi luhet të mërkurën nga ora 13:00, teksa në program janë edhe pesë ndeshje tjera. /Telegrafi/