Telegrafi

Google zotohet ta ndalojë pornografinë e fëmijëve

Google ka rënë dakord t’i bëjë ndryshimet të cilat do ta parandalojnë pornografinë e paligjshme të fëmijëve, të cilat shfaqet në më shumë se 100.000 kërkime të ndryshme në motorin e kërkimit.

Megjithatë, ekspertët e kanë vënë në dyshim këtë iniciativë të Google, duke thënë se ndryshimet e paralajmëruara nga Google nuk do të bëjnë ndonjë ndryshim të madh.

Lajmi vjen përpara samitit të Downing Street për pornografinë online i cili mbahet sot gjatë ditës, pikërisht në kohën kur Microsoft, e cila operon motorët e kërkimit si Bing dhe Yahoo, pritet të fus terma të ngjashme.

David Cameron, kryeministri britanik i ka thënë gazetës Daily Mail se vendimi i marrë nga dy gjigantët e internetit paraqet një "hap vërtetë të rëndësishëm ", pasi kompanitë insistonin se një hap i tillë "nuk mund të bëhet, apo se nuk duhet të bëhet." / Telegrafi /