Telegrafi

Google zgjeron hartën e shteteve për Street View

Synimi i rradhës në projektin Street View është shteti i Brazilit. Ekspertët e Google po trajnojnë një grup të madh vendasish, të cilët bëjnë ture dhe ekspedita në lumejtë e zonës, përfshi këtu edhe Amazonën e Rio Negron, për t’i bërë këtyre të fundit një panoramim fantastik.

Deri më tani projekti është në fazën fillestare, pra atë të trajnimit. Nga sondazhet që janë bërë, audienca për të parë panoramimin 3D të Amazonës është shumë e lartë, kjo për shkak edhe të një sërë filmash dhe shumëllojshmërisë së kafshëve që ndodhen në këtë zonë. /Telegrafi/