Telegrafi

Google: Me YouTube Go, shikoni video edhe offline!

Google ka njoftuar nisjen e një aplikacioni të ri në YouTube të cilin e ka projektuar edhe për shikimin e videove offline, ndërsa shërbimin e ri e ka quajtur YouTube Go.

Google ka thënë se aplikacioni i ri do të qarkullon gradualisht për më shumë njerëz gjatë dy muajve të ardhshëm.

“Njoftohuni me YouTube Go: aplikacionin e ri që YouTube e ka krijuar nga fillimi për të sjellë YouTube për gjeneratën e ardhshme të shikuesve. YouTube Go është projektuar me katër koncepte në mendje. Është i qëndrueshëm, ofron video rekomandime për shikuesit si dhe një ndërfaqe të përdoruesit që është e personalizuar. Aplikacioni është projektuar për shikim të videove edhe offline dhe punon edhe me pak sinjal të internetit ose edhe pa të. Aplikacioni hargjon shumë pak megabajt dhe kështu përbën një rrjet të ri social për njerëzit” ka thënë Google në deklaratën e saj zyrtare për shërbimin e ri.