Telegrafi

Google udhëheq ndaj Bing, rrezikohet nga Facebook

Në anën tjetër, Google ende udhëheq në krahasim me Bing, sa i përket reklamave që paraqiten në rezultatet e kërkimit në internet.

Një raport i reklamimit i Efficient Frontier për makinat e kërkimit në internet, për tremujorin e parë të vitit 2011, thotë se Google është ende shumë përpara rivalit të saj Bing, edhe sa i përket pjesëmarrjes në treg, por edhe për nga sasia e të hyrave që mbledh nga reklamuesit.

Efficient Frontier gjithashtu ka raportuar se Google nuk ka arritur t’i tejkalojë shifrat e Facebook, sa i përket rritjes për llojin e reklamave ’cost per click’, në të cilat Facebook po e mban primatin.

Mirëpo, Facebook ende bën pjesë në një tjetër kategori dhe beteja për kërkimin në internet, për momentin i takon motë=orëve të kërkimit si Google, Bing dhe Yahoo.

Një raport tjetër i cili mat trendet e reklamimit në motorët e kërkimit, thotë se rreth 5 për qind e të hyrave nga reklamat në motorët e kërkimit vjen nga pajisjet mobile, ndërsa edhe në këtë kategori, Google është lider me 97 për qind.

Prandaj, mund të konkludohet se rreziku i Google në të ardhmen do të jetë Facebook, e më pak Bing ose Yahoo. / Telegrafi /