Në blogun zyrtar të kompanisë Google të hënën në mbrëmje ka deklaruar se shumë njerëzve u ka interesuar gjendja në Egjipt dhe se ka menduar se si t’u ndihmojë njerëzve në terren.
Shërbimin të cilin Google e ka zhvilluar së bashku me ekspertët nga Twitter, u mundëson egjiptianëve të thirrin një numër telefoni dhe të lënë porosi me zë. Ajo automatikisht shndërrohet në porosi teksti dhe dërgohet në Twitter, ka njoftuar agjencia e lajmeve Reuters.
Në Google theksojnë se për shfrytëzimin e shërbimit nuk nevojitet qasje e veçantë në internet. Në artikullin në të cilin thonë se dëshira e tyre kryesore është që egjiptianëve t’u mundësojnë t’u dëgjohen zërat, theksojnë edhe numrat e telefonit në të cilët shërbimi është i mundur.
Rrjetet për shoqërim në internet si Twitter e Facebook janë një vegël e rëndësishme komunikimi për protestuesit. Agjencia Reuters ka njoftuar se gjatë protestave të cilat kanë nisur të martën e kaluar kanë vdekur më së paku 140 persona. /Telegrafi/