Telegrafi

Google: Top 10 kërkimet e vitit 2012

Sipas raportit të fundit të motorit më të madh të kërkimit në botë, Google.com, thuhet se nga miliarda kërkime në internet, diva e muzikës Whitney Houston ishte  temë më në trend, e përcjell edhe nga kënga e famshme e bendit Korean PSY – Gangnam Style, e cila është afër arritjes së 1 miliard klikimeve në YouTube.

Në vendin e tretë, sipas Google, është super-stuhia e dëmshme Sandy, e cila ka rrëzuar shumë objekte dhe ka përmbytur pjesë të Bregdetit Lindor në mes të një fushate presidenciale në SHBA.

Kërkimet tjera të mëdha, të cilat ishin në trend në nivel global ishin edhe temat si: tableti më i ri i Apple, iPad 3 dhe Diablo 3, video-loja e famshme.

Në top dhjetëshe, si temat më të kërkuara të vitit ishin edhe Kate Middleton, e cila bëri bujë me fotot e saj skandaloze dhe shtatëzëninë e saj mbretërore, Lojërat Olimpike në Londër, Amanda Todd, një tinejxhere kanadeze e cila bëri vetëvrasje të befasishme pas kërcënimeve të marra online, Michael Clarke, aktori i “Green Mile” i cili vdiq pas sulmit në zemër në shtator të këtij viti, edicioni i 12 i “Big Brother në Brazil”. / Telegrafi /