Site icon Telegrafi

Google synon edhe tregun e edukimit

Lojëra dhe mjete mësimore për mësuesit nga kompani të tilla si Grockit dhe Aviary tashmë janë ofruar në tregun e Google Apps Marketplace, që u hap në mars.

Google, motori më i madh i kërkimit në botë, kërkon të tërheq më shumë zhvillues të programeve arsimore, ndërsa po rrit edhe përpjekjet për të gjeneruar të ardhura nga ky projekt, thanë drejtuesit e kompanisë.

Shitja e softuerëve për shkollat dhe universitetet amerikane këtë vit mund të kalojë edhe shifrën 4.6 miliardë dollar, thuhet sipas Parthenon Group. Ky segment i tregut mund të ofrojë edhe një rritje për të hyrat e gjigantit të internetit, i cili i grumbullon ato kryesisht nga reklamat gjatë kërkimit në internet. / Telegrafi /

 

Exit mobile version