Telegrafi

Google Station plane për mbulim global me WiFi

 

Google ka provuar të zgjeroj qasjen në internet nëpër të gjithë planetin për vite të tëra.

Tani, me iniciativën e re të quajtur Google Station, gjiganti teknologjik po provin të sjell Wi-Fi pa pagesë në të gjithë botën.

Google Station ka lindur si bashkëpunim i kompanisë me Indian Railways përmes të cilit Google ka dashur të sjell internet pa pagesë në stacionet e trenit nëpër Indi.

Së fundmi, kompania ka njoftuar se është duke synuar të rris përpjekjen e instalimit të rrjetit pa pagesë, dhe kjo do të përfshijë të gjithë botën.

Ndër vendet publike që Google synon t’i mbërthej në këtë program janë kafeteritë, universitetet dhe shumë vende të tjera kolektive.

Në anën tjetër, Google nuk është kompania e vetme që ka për qëllim sjelljen e inernetit pa pagesë në vendet publike. Facebook poashtu ka plane të ngjashme dhe tashmë është duke krijuar bashkëpunim me qeveri dhe institucione të ndryshme.