Gjatë tërë muajit të shenjtë, kur myslimanët anembanë botës falen dhe festojnë ramazanin, ky kanal në YouTube (http://www.youtube.com/MakkahLive) do të transmetojë drejtpërdrejt faljet nga Meka.
Një kanal tjetër në YouTube – http://www.youtube.com/ramadan do të jetë i dedikuar për fenë islame si dhe serialet televizive arabe.
Sipas një postimi në blogun e saj, Google thotë se në këtë kanal do të jenë më shumë se 50 shfaqje në dispozicion, në të njëjtën kohë me atë të transmetimit në television.
Bazuar në hulumtimet e bëra, shikimi i serialeve arabe është rritur tradicionalisht gjatë muajit të ramazanit, dhe me produktet e saj të fundit, Google mundohet që të kapitalizojë nga audienca e madhe që është këtë muaj. / Telegrafi /