Telegrafi

Google+ shton butonin Share

Butoni i cili mundëson që secilin postim të pëlqyer ta klikoni me +1, tani ka edhe një buton tjetër ndihmës i cili do t’ua mundësojë që ju të tregoniatë që ju pëlqen në këtë faqe. 

Tani, Google ka mundësuar që rrjeti i saj social ta ketë edhe butoniin “Share” për të shpërndarë atë që ju pëlqen juve, ndërsa më herët kjo gjë nuk ishte edhe aq e lehtë në Google+. 

Siç dihet, butoni “Share” për shpërndarjen e përmbajtjes së preferuar në rrjetet sociale është prezantuar për të parën herë nga Facebook, mirëpo tani një të tillë e ka mundësuar edhe rivali i kësaj të fundit, përkatësisht Google+. / Telegrafi /