Telegrafi

Google: Shpejtësia e shfletimit të internetit mobil është rritur për 30 herë më shumë

Në pajisjet mobile, uebfaqet tani hapen rreth 30 herë më shpejtë krahasuar me një vit më parë, por e njëjta rritje e shpejtësisë së shfletimit të internetit nga kompjuterët desktop nuk është vërejtur edhe tek kompjuterët personal, thuhet në raportin e Google.

Megjithatë, këto janë ndryshime shumë pozitive, duke e marrë parasysh se mesatarja e shpejtësisë së rritur në shfletim të internetit është 56 për qind, për 12 muajt e fundit.

Raporti i Google është bazuar në shërbimin e saj Site Speed. Këto të dhëna llogariten si mostër e mirë përfaqsimi për të gjithë internetin, duke marrë parasysh shkallën e madh të përdorimit të Google në mbarë botën. / Telegrafi /