Site icon Telegrafi

Google+, rrjeti i dytë më i famshëm social!

Përveç Google+, edhe rrjeti tjetër social me fokus në video – YouTube ka kaluar në vendin e tretë, duke e lënë pas rivalin e madh të Facebook-ut, rrjetin social Twitter, i cili ndiqet nga LinkedIn, që tani është në vendin e pestë.

Sipas tabelës së Trendstream, Google+ zë vendin e dytë, pasi që numri i përdoruesve aktiv për Facebook në dhjetor të vitit të kaluar ishte 693 milionë, ndërsa Google+ kishte 343 milionë.

Pjesa më e madhe e përqindjes së rrjeteve sociale bazohet në Kinë, siç edhe mund ta paramendojmë. / Telegrafi /
 

Exit mobile version