Telegrafi

Google rrit të hyrat dhe popullaritetin

Një studim i lëshuar të premten nga Pew Internet dhe American Life Project ka gjetur se 83 për qind e të anketuarve kanë vlerësuar se Google është motori i tyre i preferuar i kërkimit.

Kjo shifër është tani më e lartë për 47 për qind në krahasim me atë në vitin 2004, kur për herë të fundit këto kompani të hulumtimeve kishin matur qëndrimet e njerëzve për motorët e kërkimit në internet.

Motori tjetër i kërkimit, Yahoo, renditet si e dyta e largët me vetëm 6 për qind, krahasuar me pjesëmarrjen e saj prej 26 për qind sa ishte në vitin 2004.

Google Inc. ka kthyer pozitën e saj dominuese si motori më i fuqishëm i kërkimit në internet në një minierë ari.

Motori më i madh i kërkimit në internet tani është qendër e një sistemi të madh reklamimi që ka gjeneruar 36.5 miliardë dollarë në të ardhura gjatë vitit të kaluar – ose 3 miliard dollarë më shumë sesa në vitin 2004. / Telegrafi /