Site icon Telegrafi

Google rrezikon të gjobitet nga disa shtete

Kompania Google, rrezikon të marrë gjoba nga disa shtete, për vjedhje të të dhënave të bizneseve private, ndërsa regjistronte pamje dhe i trasmetonte ato me WiFi, për projektin Street View.

Një gjykatë në San Francisko shpalli si të paligjshme mbjedhjen e këtyre të dhënave, pasi ato binin në kundërshtim me ligjet e këtij shteti.

Ky skandal u zbulua në vitin 2010, e u pasua menjëherë me faljen që Google bëri publikisht. Pas hetimeve u kuptuan përmasat e vërteta të kësaj çështje, ndërsa u zbulua se janë cënuar të dhënat e të paktën 30 shteteve.

Gjobën e parë Google e mori pas ngritjes së padisë në Francë, ku kjo kompani u dënua me 100 mijë euro gjobë. /Telegrafi/

Exit mobile version