Telegrafi

Google rregullon rezultatet e “I’m feeling lucky”

 
Kur përdoruesit kërkojnë rezultate nga ky shërbim, teksti do të shkoj nëpër disa kombinime të “I’m feeling lucky” si “I’m feeling hungry” (ndjehem i uritur) ose “I’m feeling Wonderfull” (ndjehem për mrekulli). 
 
Varësisht se në cilin variant përdoruesi përdor shfletuesin, Google do të jap rezultatet ose shërbimet duke u bazuar në atë temë. Kur një përdorues klikon “I’m feeling playful” (ndjehem mirë që të luaj) faqja do të ju dërgoj në një variacion rezultatesh të rastit në Google Doodle. 
 
Nëse ndjeheni artistik, ose “Trendy” shfletuesi juaj do të prodhoj një galeri pikturash prej Google Art Project ose do të ju jap rezultatet më të reja të modës. /Telegrafi/