Telegrafi

Google ri-dizajnon YouTube

Disa imazhe të publikuara në internet gjatë mëngjesit të sotëm sugjerojnë se Google është duke u përgatitur të lansojë dizajnin e ri të shërbimit të saj të famshëm për video, YouTube.

Në fotografitë e postuar shihet pak nga ajo që do të lansohet si faqja e re e YouTube, edhe pse vërehet një linjë e re e ngjyrave dhe prapavijave në faqe.

Megjithatë, në dizajnin e ri vërehet qartë pastërtia e faqes, me ikona të reja si dhe fokus më të madh në pjesën e llogarisë së përdoruesit, e cila lidhet mjaft shumë me pjesën e përmbajtjes origjinale të faqes, në të cilën ajo po investon më së shumti./ Telegrafi /