Telegrafi

Google ri-dizajnon faqen e parë

Nëse shkoni në Google.com do ta vëreni shiritin e zi në pjesën e sipërme të faqes, në të cilin mund të gjeni listën e plotë të shërbimeve të kompanisë Google.

Ndryshimet tjera në ballinën e Google përfshijnë edhe zvogëlimin e logos, ndërsa disa prej vegzave tani janë zhvendosur në pjesën e poshtme të motorit më të famshëm të kërkimit në botë.

Për më shumë, thuhet se Google ka planifikuar edhe ndryshime tjera për faqen e saj kryesore, dhe këto pritet të ndodhin në muajt e ardhshëm të këtij viti.

“Duke filluar nga sot, ju do të mund të vëreni se Google tani duket ndryshe. Ne jemi duke punuar në një projekt, i cili do ta përmirësojë përvojën e kërkimit në Google” thuhet në njoftimin zyrtar të kompanisë, të cilin ajo e ka publikuar në blogun e saj zyrtar.

Gjithsesi se faqja kryesore e Google duket më ndryshe sot, nëse e krahasojmë me versionin origjinal të saj të vitit 1997. / Telegrafi /