Site icon Telegrafi

Google realizon 16 miliardë dollarë të hyra për 3 muaj

Të hyrat operative të kompanisë kanë arritur në 4.26 miliardë dollarë, që paraqesin një rritje prej 27%.

Nga 16 miliardë dollarë të ardhura tremujore, 69%, 11 miliardë prej të cilave erdhën nga faqet e Google dhe shërbimet e kompanisë.

Kjo është një rritje prej 23% nga tremujori i njëjtë i vitit të kaluar. Faqet partnere të Google kanë gjeneruar3.42 miliardë dollarë, ose 21%, me të ardhurat e tjera që mbulojnë pjesën e mbetur prej 10%.

Duke marrë parasysh se këto shifra vijnë pas humbjes që kompania pësoi pas shitjes së Motorola Mobility tek Lenovo për 3 miliardë dollarë, pasi e bleu atë për 12.5 miliardë, këto numra në fakt janë mjaft mbresëlënëse për gjigantin e internetit, kompaninë Google./Telegrafi/
 

Exit mobile version