Në dizajnin e ri të Google Reader vërehen ndryshime radikale në ndërfaqen e shërbimit, i cili i ngjan shumë shërbimeve tjera si Google Calendar dhe Gmail, i cili ishte lansuar më herët.
Njëri prej ndryshimeve më të mëdha në Google+ është shtesa e rrjetit social, Google+, eliminimi i butonit Like dhe shtesa e opsionit +1, si dhe opsionet tjera të cilat u mundësojnë përdoruesve të zgjedhin rrethin e miqve me të cilët ata mund t’i shkëmbejnë përmbajtjet e preferuara.
Njëri prej inxhinierëve të Google, ka thënë se prej sot Google+ do të shndërrohet në një platformë të re, e cila do të jetë shumë më miqësore, dhe do të posedojnë funksione të reja të cilat do të integrohen me Google+. / Telegrafi /