Telegrafi

Google punëdhënësi më i dëshiruar

Universum hulumtimin e ndau në dy kategori: njëra është ndërmarrëse, e tjetra për drejtimet e inxhinierisë, e Google në të dyja kategoritë doli i pari. Hulumtimi është kryer duke anketuar 250,000 persona.

Rezultatet nuk është se janë për tu habitur për shkak se në këtë drejtim kompania ka investuar shumë ashtu që të punësuarve të ua bëj vendin e punës ashtu që ata të ndjehen si në shtëpi. Natyrisht, rroga e madhe nuk është asnjëherë e tepërt.

“Sot është e pranishme një paradigmë e re në marrëdhënien punë-kulturë në mbarë industrinë softuerike – atmosfera punuese e relaksuar edhe kreative. Gjenerata Y ndjehet shumë mirë në një ambient të këtillë, që reflektohet fuqishëm edhe në atraktivitetin e punës në industrinë softuerike”, thotë Carlo Duraturo, account director në Universum.

Mjaftë interesant është se sipas të njëjtit hulumtim Apple nuk është pozicionuar edhe aq lartë. Studentëve të fakulteteve të biznesit Apple është vetëm i nënti në listën e punëdhënësve të dëshiruar, derisa situata në mesin e studentëve të fakulteteve të inxhinierisë situata është paksa më e mirë, kështu këtu Apple e zë vendin e shtatë. /Telegrafi/