Telegrafi

Google prezanton shërbimin e ri Helpouts

Sot gjatë ditës gjiganti Google e ka prezantuar shërbimin e saj të ri – Helpouts, për të cilën ka thënë se është një vegël e re e cila i lidh përdoruesit me ekspertët përmes video-komunikimit.

Përmes këtij shërbimi Google synon që tu ndihmojë njerëzve të marrin përgjigje profesionale për dekorimin e shtëpisë, kuzhinën apo mbase edhe këshilla mjekësore.

Helpouts do të shërbejë si qendër e Google në të cilën kompanitë si Sephora, One Medical apo Rosetta Stone mund të ofrojnë shërbimet e tyre për palët e treta në kohë reale, përmes videos.

Në Helpouts, kompanitë mund të vendosin çmimet e tyre, duke i ngarkuar përdoruesit me çmim për minutë, ose për seancë, ndërsa Google planifikon që një numër i shërbimeve gjithashtu të ofrohet edhe falas. (Google merr 20% për çdo transaksion.)

Përdoruesit mund të zgjedhin për të caktuar një takim online me një kompani të caktuar, ose në qoftë se dikush është në dispozicion, të flasin me ta në kohë reale nëpërmjet videos. / Telegrafi /