Telegrafi

Google prezanton Fiber Phone për 10 dollarë në muaj

Praktikisht askush, përveç ndoshta gjyshërve tuaj, ende përdor telefonin fiks. Por kjo nuk e ka ndaluar kompaninë Google që të lansojë një model të ri të telefonit fiks për në shtëpi.

Dje gjatë ditës, kompania prezantoi Google Fiber Phone, i cili punon pothuajse në mënyrë identike me shërbimin e saj mobil të quajtur Fi.

Për 10 dollarë në muaj, përdoruesit mund të marrin thirrje të pakufizuara lokale dhe në mbarë vendin (thirrjet ndërkombëtare do të përputhen me çmimet që Google Voice i ofron), ID-në e telefonuesit, thirrjet në pritje, shërbimin falas për 911 dhe transkriptimin e zërit.

Përdoruesit që tashmë kanë një telefon dhe numër fiks do të jenë të lirë për të mbajtur numrin e tyre të tanishëm ose të zgjedhin një të ri.

Madje, Google mundëson edhe ri-drejtimin e thirrjeve tuaja nga telefoni fiks në atë mobil, në rastet kur ju nuk jeni në shtëpi.