Site icon Telegrafi

Google po bashkon Chrome dhe Android?

 

Kohëve të fundit po qarkullojnë disa thashethemeve sipas të cilave Google mund të shkrijë në një dy sistemet e saj operative, Chrome OS dhe Android.

Për më shumë, ky bashkim mund të lajmërohet për lansim në ngjarjen e 4 nëntorit, ku Google pritet të sjell produktet më të reja të kompanisë.

Në këtë ngjarje, mes tjerash Google pritet të lansojë për treg telefonat Pixel dhe Pixel XL së bashku me një numër produktesh tjera.

Në një cicërrimë të bërë nga zv drejtori i Android, Hiroshi Lockheimer, thuhet se Google ka në plan të sjell risi të mëdha në këtë event.

Exit mobile version