Telegrafi

Google Play Store me pamje të re!

Kirill Grouchnikov, një inxhinier i softuerit në Google i ka postuar disa fotografi të Play Store në Google+.

Versioni i ri do të lansohet bashkë si Google Play 6.0 dhe do të vijë me pamje të re dhe të thjeshtë, me dy seksione të vetme, njërin për lojëra dhe tjetrin për aplikacione mobile dhe argëtim.

Bashkë me dizajnin e ri do të vijnë edhe disa animacione të reja në Google Play Store.

Ende nuk dihet data e saktë e lansimit, por në postim është thënë se kjo do të ndodhë shumë shpejtë. (Telegrafi)