Siç edhe është thënë më herët, dyqani i ri i aplikacioneve të Google, Play Store tani vjen me ngjyra më të ndritshme, fotografi më të mëdha dhe një ndërfaqe e cila është inspiruar nga shërbimi i saj elegant – Google Now.
Ndryshimet tjera të Play Store përfshijnë edhe përditësimin automatik të aplikacioneve, i cili mund të deaktivizohet nga përdoruesit, ndërsa fokusi i shërbimit të Google mbetet thjeshtësia dhe lehtësia e gjetjes së aplikacioneve mobile.
Ndryshimi më i dallueshëm në versionin e ri të Play Store janë ngjyrat – ose kalimi nga ngjyrat e errëta në ato më të ndritshme, si dhe ri-dizajnimi i seksionit të blerjeve, i cili tani është edhe më i lehtë për tu përdorur.
Versioni i ri i Play Store, me pamje krejtësisht të re, brenda ditëve të ardhshme do të fillojë të vijë tek përdoruesit e telefonave dhe tabletëve, dhe i njëjti do të jetë në dispozicion për të gjithë përdoruesit e versionit Android 2.2 dhe versioneve tjera më të reja të sistemit operativ. / Telegrafi /