Telegrafi

Google Picasa bëhet Google+Photo?

Ky link tani ju dërgon në seksionin e fotografive në rrjetin social të kompanisë, Google +, i cili përmban fotografitë tuaja nga funksioni “Circles”, telefoni juaj Android, dhe imazhet tjera të cilat ju i keni etiketuar më herët në shërbimin Picasa.

Dhe ky zëvendësim dhe ri-drejtim i shërbimit të Google me sa duket do të thotë se gjiganti amerikan i teknologjisë ka vendosur që ta mbyll shërbimin e saj, Picasa.

Megjithatë, ju ende mund t’i qaseni albumeve të Picasa, mirëpo për t’i parë ato ju duhet të shkruani URL-në e vjetër të faqes e cila është ruajtur në shfletuesin tuaj, ose manualisht ta shkruani atë.

Për momentin, funksionet e shërbimit Picasa ende nuk janë shtuar në kuadër të Google+Photos. / Telegrafi /