Site icon Telegrafi

Google Photos me 100 milionë përdorues për vetëm pesë muaj!

Kjo shifër nuk do të duket shumë e madhe kur krahasohet me Instagram, shërbim i cili ka më shumë se 400 milionë përdorues, ose Facebook që ka mbi 1.5 miliardë përdorues.

Por nëse Google Photos krahasohet me Flickr – shifra më e fundit e ofruar nga shërbimi në pronë të Yahoo thotë se faqja përdoret nga mbi 112 milionë njerëz – atëherë i bie se rritja e Google Photos ka qenë e mirë, pavarësisht se Flickr ka filluar më shumë se një dekadë më parë. (Telegrafi)
 

Exit mobile version