Telegrafi

Google përmirëson kërkimin e fotografive

Shumë nga funksionet e reja të prezantuara nga Google para pak kohësh, tani janë lansuar në hapësirën kryesore të rezultateve të kërkimit.

Tani, fotografitë e kërkuara në motorin e kërkimit shfaqen formë më të plotë, ndërsa nën fotografi paraqiten më shumë informata për fotografinë, duke e bërë edhe më të lehtë përzgjedhjen e imazhit.

Për më shumë, nëse Google arrin të detektojë se ju jeni duke kërkuar fotografi të caktuar, atëherë ky shërbim do të gjejë më shumë rezultate të ngjashme për ju. / Telegrafi /