Sipas The Next Web, versioni i ri i Chrome do të bazohet në “dizajnin material” që aktualisht përdoret nga përdoruesit e Android.
Disa pamje të ekranit janë vërejtur nga zhvilluesit e Google që janë duke punuar në këtë projekt, dhe shfaqin një pjesë të asaj se si do të duket versioni i ri Chrome, duke përfshirë qoshet më katrore, një pamje më të bukur, butonat e ridizajnuar për bookmarks dhe informacione.
Sipas raportit, dizajni i ri është funksional tashmë por nuk do të lansohet së shpejti.