Telegrafi

Google përfshin Gmail-in në rezultatet e kërkimit

Eksperimenti i publikuar të mërkurën nga Google do t’i mundësojë motorit më të madh të kërkimit në botë, një korrespondencë me llogarinë e përdoruesit të Gmail, për të gjetur të dhëna që lidhen me një rezultat të kërkimit.

Për shembull, një kërkim në Google që përmban fjalën "Amazon", do të mund të shfaq emailin e përdoruesit me përmbajtjen e porosive të dërguara  nga faqja e Amazon, e cila është e njohur për shitjet online.

Rezultatet e kërkimit të nxjerra nga Gmail zakonisht do të tregohen në anën e djathtë të rezultateve kryesore në Google, edhe pse në disa raste, në krye të faqes së kërkimit do të mund të shfaqen përgjigje që janë nxjerrë direkt nga emaili juaj. / Telegrafi /