Telegrafi

Google, pa rezultate për kinezët!

Të dhënat e postuara në faqen e Google tregojnë se shërbimet e saj në Kinë janë kryesisht të paarritshme që nga dita e premte, ndërsa zyrtarët e kompanisë thonë se sipas monitorimit të tyre, nuk ka pasur asnjë rënie në serverët e tyre, duke aluduar se ndërprerjet vijnë nga qeveria e shtetit kinez.

Këto dyshime rrisin mundësinë që qeveria komuniste e Kinës ka vendosur të bllokojë shërbimet e Google, në një kohe politikisht shumë të ndjeshme.

Zgjidhja e përkohshme për motor të kërkimit në internet është rivali i Google, Baidu, i cili përdoret më shumë në Kinë, por rezultatet e kësaj makine të kërkimit përjashtojnë përmbajtje të cilën qeveria e vendit e konsideron si të dënueshme.

Që nga koha kur Google mori qëndrimin e saj kundër censures kineze, motori i saj i kërkimit dhe shërbimet e tjera kanë qenë të shpeshëherë të padisponueshme për përdoruesit. / Telegrafi /