Telegrafi

Google ofron 900 milionë dollarë për patentat e Nortel

Tani, Google edhe zyrtarisht ka njoftuar se ata janë duke ofruar 900 milionë dollarë për patentat e Nortel.

Sistemi i patentave duhet të shpërblejë të gjitha inovacionet më të vlefshme të shoqërisë, dhe jo të merret përmes akuzave dhe kundër-akuzave që njëra kompani mund t’i bëjë tjetrës.

Kompania Nortel ka më shumë se 4,000 patenta, të cilat thuhet se vlejnë rreth 1 miliardë dollarë, ndërsa me shumën e ofruar nga Google, kjo firmë do t’i shesë një pjesë të mirë të saj.

Mirëpo, besohet se patentat e Nortel do të shiten edhe më shtrenjtë se sa vlera e dhënë nga Google, mirëpo për fillim kjo mbetet oferta e parë, derisa Apple, RIM apo kompanitë tjera të teknologjisë të mos e thonë fjalën e tyre.

Nëse ndodh që Google t’i blejë patentat e Nortel, atëherë kjo do të jetë një hap para për inovacionin por edhe për ekonominë amerikane në tërësi. / Telegrafi /