Telegrafi

Google njëzet mijë mila nën det

Me një logo interesante interaktive e cila u mundëson të “zhyteni dhe të hulumtoni thellësitë e detit”, Google ka festuar ditëlindjen e 183-të të shkrimtarit të madh francez të romaneve për fëmijë dhe të rritur, Zhyl Vern.

Natyrisht, me vet përmendjen e emrit të tij shumë prej jush do të përkujtoni librin “Njëzet mijë milje nën det”, e cila i ka shërbyer Google si inspirim për logon në nder të Vernit.

Zhyl Vern konsiderohet si baba i fantastikës shkencore. Me veprat e tij, ai ka dërguar lexuesit në shkretëtira polare, në Hënë dhe nën det, si dhe ka qenë tërësisht i bindur se fantazitë e tij edhe do të realizohen një ditë.

Veprat e tij më të shquara janë “Rreth botës në 80 ditë”, “Udhëtim në qendër të Tokës”, “Bijtë e kapitenit Grant”, “Kapiteni pesëmbëdhjetëvjeçar”, e shumë tjera. /Telegrafi/