Gjiganti i internetit njoftoi të premten se do ta kalojë aksionet e saj nga “Google Inc” tek “Alphabet”, duke shënuar kështu fillimin e një epoke të re për Google-in si pjesë e një kompanie më të madhe.
Kompania njoftoi në muajin gusht se do të krijojë një kompani tjetër mëmë, e quajtur “Alphabet”.
“Google” do të jetë një divizion i “Alphabet”.
“Alphabet” do të shërbejë si kompani “mëmë” për shumë divizione të Google-it si, ai i hartave, i reklamave, i kërkimit, i aplikacioneve, YouTube dhe Android.
Ndërsa bizneset më të reja si, divizioni i pajisjeve inteligjente për shtëpi, Nest, Google Fiber, Google Ventures, Google Capital, Life Sciences dhe Calico, X Lab, që dikur kanë qenë të ndara, tani do të menaxhohen nga Alphabet.
Ndërkohë që, njerëzit presin ditën e sotme për të zbuluar të rejat që do të sjellë gjiganti i kërkimit.