Telegrafi

Google News tani do të shfaq edhe lajmet lokale

Google njoftoi sot se është duke e shtuar një tag të ri të quajtur “Burimi lokale” në platformën e saj të lajmeve – Google News.

Google ka thënë se këtë po e bën për t’i ndihmuar lexuesit në gjithë botën të identifikojnë burimet e lajmeve që mund të jenë veçanërisht të afërta me një subjekt të lajmeve.

Shpesh këto burime lokale të lajmeve mund të sigurojnë kontekstin shtesë dhe perspektivën lokale.

Google thotë se algoritmet e saj për lajmet tani do të shikojnë se në cilën zonë gjeografike një botues e ka shkruar lajmin, dhe se me cilat vende kanë lidhje lajmet e publikuara. E gjithë kjo po bëhet për ndihmuar në identifikimin e burimeve lokale.