Ligjvënësit gjermanë në një votim parlamentar i cili është mbajtur sot kanë votuar pro gjigantit të teknologjisë Google dhe faqeve tjera që grumbullojnë lajme, duke i dhënë një goditje të fortë botuesve tradicional të lajmeve, duke përfshirë edhe emrat si Axel Springer AG (SPR) dhe Bertelsmann SE .
Shumica e ligjvënësve nga koalicioni i kancelares Angela Merkel kanë lejuar kompanitë e tilla si Google të shfaqin "fjalë të vetme ose fragmente shumë të vogla tekstuale në faqet e tyre të internetit" duke i referuar lajmet drejt botuesve origjinal, pa paguar asnjë kosto.
Në bazë të ligjit të ri, për përmbajtjen e lajmeve të cilat i tejkalojnë këta kufij, botuesit ruajnë të drejtën ekskluzive të përdorimit të përmbajtjes. / Telegrafi /