Telegrafi

Google ndryshon logon, pa bërë zhurmë

Mirëpo, ndryshimi mes versionit të ri dhe atij të mëparshëm është i vështirë për tu vërejtur, pasi që versioni i ri dhe i freskuar i logos ka ndryshuar për vetëm 2 piksel.

Motori më i madh i kërkimit në botë e ka zhvendosur shkronjën “g” në anën e djathtë për një piksel, dhe shkronjën “I” më poshtë djathas për një piksel tjetër.

Edhe pse Google nuk i ka komentuar ndryshimet e bëra në logo, dizajnerët dhe blogerët e shumtë e kanë pëlqyer ndryshimin e bërë nga marka më e vlefshme amerikane, dhe komentet e para kanë qenë tejet positive për shërbimin e miliarda njerëzve, të cilët bëjnë shumë kërkime në baza ditore në internet. /Telegrafi/