Telegrafi

Google ndryshon formulën e kërkimit të rezultateve

Ndryshimet e saj në rezultatet e kërkimit, Google i ka paralajmëruar të premten mbrëma, dhe këtë e ka konfirmuar njëri prej liderëve të kompanisë në një intervistë të cilën e ka dhënë në televizion.

Amit Singhai i ka thënë gazetës Financial Times se ndryshimet e fundit që motori i kërkimit i ka bërë në fund të vitit 2009 kanë rezultuar të suksesshme, ndërsa të njëjtat kanë bërë që rezultatet e kërkimit në Google të jenë më të “freskëta” si dhe favorizojnë përmbajtjen më të kërkuar në internet.

Google tashmë ka implementuar ndryshimet e reja në rezultatet e kërkimit për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa thuhet se të njëjtat shumë shpejtë do të shfaqen në të gjitha anët e botës.  / Telegrafi /