Site icon Telegrafi

Google ndërton në Irlandë

Do të shërbej për përkrahjen e shërbimeve të Googleit për kërkimin në Internet, Google Maps dhe Gmail, ndërsa do të krijohen edhe 30 vende të reja të punës.

Richard Bruton, ministri irlandez i punës, tregtisë dhe inovacioneve, tha se Google do të përdorë metodën e re të ftohjes me efikasitet të lartë energjetik e cila deri tani testohej brenda një qendre të huazuar testuese në Dublin. Teknologjia në vend të pajisjeve të zakonshme për aklimatizim që përdoren për ftohjen e serverëve do të përdorë ajrin e ftohtë nga jashtë me cilën gjë arrihet kursim i dukshëm i energjisë. Përveç kushteve të leverdishme atmosferike, Irlanda Googlein si dhe shumë kompani të tjera i tërhoqi me lehtësira tatimore dhe nxitjet e ndryshme. Google për këto dy shkaqe qe përmendëm tashmë ka rreth 2,000 punëtorë në Dublin.

Qendra e re e të dhënave në Dublin është paralajmëruar vetëm dy javë pas hapjes së qendrës së të dhënave në Finlandë me vlerë prej 200 milion euro, lokacioni së cilës në masë të madhe ishte përzgjedhur për shkak të klimës më të ftohët. /Telegrafi/

Exit mobile version