Telegrafi

Google mundëson edhe YouTube Analytics

Ky opsion i ri do tu mundësojë atyre që të shohin të dhëna të detajuara për popullaritetin e videove të tyre, si dhe statistika tjera që ofrohen nga shërbimi.

YouTube Analytics do të përfshijë një numër të konsiderueshëm të statistikave, në mënyrë që përdoruesit e shërbimit më të madh në botë për video, të kuptojnë çdo gjë lidhur me postimet e tyre në këtë faqe.

Në mesin e këtyre statistikave do të jenë edhe ato që mundësojnë shikimin e videos e cila zgjon më së shumti interes të shikuesve, numrin e abonimeve, si dhe kthimin e vizitorëve në përmbajtje.

Brenda pak orësh pritet që YouTube ta lëshojë këtë shërbim për të gjithë përdoruesit e saj, dhe për më shumë informata, vizitoni blogun zyrtar të YouTube. / Telegrafi /