Telegrafi

Google mohon futjen në tregun e harduerit

Andy Rubin, shefi i operacioneve mobile në Google, në konferencën AsiaD përsëriti se Motorola do të punoj si kompani e ndarë, pa kurrfarë trajtimi të posaçëm. Google e sheh Motorolan si një burim shumë të rëndësishëm të patentave me të cilat mund ti dal përball konkurrentëve – Apple dhe Microsoft.

Por, disa analistë po thonë se portofoli i patentave i Motorolas as për së afërmi nuk i afrohet vlerës prej 12 miliard dollarë sa ka ndarë Google për ta blerë këtë kompani. Kështu vetvetiu parashtrohet pyetja nëse Google për momentin thjesht po mban në fshehtësi planet harduerike për të mos shqetësuar partnerët e shumtë siç janë Samsung ose HTC.

Sa është i mirë apo i keq vendimi që kompania e cila ka funksionuar brenda ekosistemit të partnerit menjëherë të marr mbi vete të gjithë punën, kemi pasur shansin ta shohim edhe në praktikë. Shembull i mirë është prodhuesi i procesorëve grafik 3dfx i cili kohë më parë pati funksionuar në të njëjtën mënyrë sikurse që bëjnë sot AMD ose Nvidia, por në një moment u rebelua, bleu prodhuesin e kartelave grafike STB, dhe filloi vet të prodhoj kartela grafike.

Kështu që janë të bazuara dyshimet se Google mund të ndodhë që vërshoj digën ose të shprehemi më saktë, të këpus degën në të cilën po ri… /Telegrafi/