Telegrafi

Google me versionin Chrome vetëm për Kubë

Në këtë shtet të Amerikës Latine, thuhet se qasje në internet kanë 25% e popullit, por në bazë të statistikave dhe kërkimeve, kjo shifër nuk është reale.

Organizata për të drejtat e njeriut ‘Freedom House’ tregon se vetëm pesë përqind e popullit ka qasje në internet dhe se kufizimet janë shumë të mëdha.

E informata shtesë rreth shumë gjerave, kubanezët tashmë mund ti marrin në Google Chrome, që është dedikuar vetëm për ata.

Këto informata kontrollohen më herët nga autoritetet strikte në Kubën komuniste, e të cilat më pas lansohen në internet.

Kështu ka vepruar Google edhe në Iran dhe Siri në vitin 2011, respektivisht në vitin 2012./Telegrafi/