Telegrafi

Google me më shumë opsione për Blogger

Në tetor të këtij viti, Google u kishte mundësuar përdoruesve të shfaqin profilin  tyre të Google+ në blogun e tyre, sipas preferencave dhe mundësive që ofron Blogger.

Tani, janë edhe disa funksione tjera shtesë të cilat do të lejojnë edhe shpërndarjen e postimeve dhe përmbajtjes në Google+.
Mirëpo, kjo lidhje do të bëhet atëherë kur bëhet integrimi i profilit të Google+ me llogarinë në Blogger.

Me sa duket, Google po synon që t’i integrojë të gjitha shërbimet e saj me rrjetin e saj social, Google+ në mënyrë që ta bëjë atë si sfidues të Facebook. / Telegrafi /