Telegrafi

Google me logo të re! (Video)

Arsyeja e këtyre ndryshime është e thjeshtë: Kompania ka ndryshuar së shumti bashkë me produktet që ofron. Logoja e re sipas Google reflekton identetin e kompanisë dhe realitetit që ajo ofron sot për konsumatorët e saj në mbarë botën.

Por çfarë ka ndryshuar? Ngjyrat e logos së vjetër janë akoma aty por Google ka ndryshuar nga një font serif në sans-serif.

Edhe aplikacioni mobil i Google po rifreskohet ditën e sotme si rezultat i logos së re. Identiteti i ri po prek edhe kampusin e Google gjithashtu.

Duke qenë se Google tashmë është në pronësi të Alphabet, nuk përbën ndonjë suprizë për ne ky rifresikim i brendit dhe logos. (PCWorld Albanian)